121

Përmirësimi i lexuesve të Kuranit

Mejmun bin Mehran, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse do të përmirësoheshin lexuesit e Kuranit, do të përmirësoheshin edhe njerëzit.” [Libri Akhlaku Hameletil-Kuran i Axhurrit, 40]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Lexuesit e Kuranit janë shëmbëlltyrë për njerëzit. Kështu që, nëse ata përmirësohen, njerëzit do t’i marrin për shembull dhe do t’i ndjekin. Por fatkeqësia është se nëse këta prishen, atëherë kjo prishje e këtyre që kanë Kuranin në zemra, është një krim i madh për njerëzit dhe për shoqërinë në të cilën jetojnë. Andaj, përmirësimi i lexuesve të Kuranit është përmirësim për njerëzit dhe prishja e lexuesve të Kuranit është prishje për njerëzit, për faktin se këta janë në pozitën e shëmbëlltyrës.