120

Mirëmbajtja e xhamive

Transmeton Muhammed ibnul Abbas el-Firebrij, i cili thotë: "Isha ulur bashkë me Ebu Abdil-Lah el-Bukharin në një xhami në Firebrer, ndërsa unë hoqa prej mjekrës një qime shumë të vogël dhe desha ta hidhja në xhami, kurse ai (el-Bukharij) më tha: ‘Atë hidhe jashtë xhamisë!’" [Sijeru ea'lamin-nubela, 12/445]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ka thënë Ibn Tejmijjeh, Allahu e mëshiroftë: "Xhamia mirëmbahet që mos të bjerë në të as qimja më e vogël, e cila hyn në sy." (Mexhmu'ul-fetaua, 22/202)

E si është çështja e facoletave, shisheve me ujë, farave të hurmave, e të tjera si këto, që disa njerëz nuk e vrasin mendjen dhe i lënë në xhami!"