119

Namazi është peshore

Selman el-Farisiu, radijAllahu anhu, ka thënë: “Namazi është peshore. Ai që e plotëson namazin, edhe atij do t’i plotësohet, kurse ai që e lë mangët namazin, ju veçse e dini se çfarë ka thënë Allahu për ata që kur masin në peshore, e lënë mangët.” [Libri Ez-Zuhd i Ibën Mubarekut, 1192]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Maliku ka thënë: ‘Për çdo gjë ka plotësi dhe mangësi. Përderisa Allahu i ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë ata që kur masin mallrat, pakësojnë në peshore për të tjerët dhe e plotësojnë për vete, e çfarë të mendohet për ata që nuk e plotësojnë namazin!” [Es-Salah, 81]