Lutja e qëndrueshme është ajo që del nga zemra, sepse Allahu nuk e pranon lutjen e një zemre të shpërqendruar, siç ka ardhur në hadith: “Lutjuni Allahut duke qenë të bindur se do t’ju përgjigjet dhe dijeni se Allahu nuk i përgjigjet lutjes së një zemre që është e shpërqendruar dhe e hutuar.” Pra, këmbëngulja në lutje është etika më e madhe e lutjes, madje është shtylla e lutjes, prandaj lutja është theksuar në mënyrë të veçantë. Lutja që del nga gjuha e nuk del nga zemra, ka dobi të vogël dhe nuk lë gjurmë.