114
I humba paratë!
Ebu Bekër bin ’Ajash, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju e humb një dirhem, do ta kalonte tërë ditën duke thënë: ‘Të Allahut jemi! Ah, e humba dirhemin!’ E nuk thotë: ‘E humba këtë ditë dhe nuk bëra vepra të mira!’” [Libri El-Hiljeh i Ebi Nuajmit, 8/303]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ka arritur puna deri aty me disa njerëz saqë kur i humb një farz, nuk ndjen dhimbje që e ka humbur e as që preket. Nga ana tjetër, gjithë ditën ndjen dhimbje kur humbë një send të vogël të dunjasë. E lusim Allahun që mos ta bëjë këtë botë brengën tonë më të madhe!