Sa nevojë kanë fëmijët në këtë kohë për këtë mëshirë prindërore dhe të çiltër, që ta zgjasësh namazin dhe t’i përgjërohesh me lutje Allahut që t’ua përmirësojë zemrat e tyre, t’i pastrojë shpirtrat e tyre, t’i ruajë nga fitnet dhe t’i forcojë në fe. Sidomos në këtë kohë e në këto stuhitë e shumta, udhëkryqet dhe fitnet që po i shkatërrojnë rininë duke i rrëmbyer dhe duke i hedhur në një vend të shkretë. Allahu i ruajttë fëmijët tanë, i udhëzoftë dhe i përmirësoftë me begatinë dhe bujarinë e Tij.