112
Dashuria e sinqertë
Umer bin el-Khattab, radijAllahu anhu, ka thënë: “Tre gjëra e nxjerrin në shesh dashurinë e sinqertë që ke për vëllain tënd: kur ta takosh t’i japësh selam i pari; ta thërrasësh atë me emrat më të dashur që janë për të; dhe t’i bësh vend që të ulet edhe ai në takim.” [Libri Ez-Zuhd i Ibën Mubarekut, 352]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Dashuria ka rrënjë të thella që e bëjnë atë të mbetet, të jetë e çiltër dhe të shtohet vazhdimisht, kurse ndërprerja e dashurisë dhe sjellja e ftohtë, e rrënojnë dashurinë dhe i shkëpusin lidhjet e saj.