111

Zemrat janë si tenxheret

Jahja bin Mu'adh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Zemrat janë si tenxheret që gëlojnë me atë që kanë përbrenda, kurse garuzhdat e zemrave janë gjuhët. Andaj, prite njeriun që të flasë, sepse gjuha e tij ka për të nxjerrë atë që ai ka në zemër, qoftë ajo e ëmbël ose e thartë, e shijshme ose e hidhur. Shijen e zemrës që ka njeriu, e tregon vetë gjuha e tij.” [Libri Hiljetul-Eulijaa, i Ebi Nu’ajmit, 10/63]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Sëmundja dhe Ilaçi” ka thënë: “Kjo do të thotë: ashtu siç e provon ushqimin në tenxhere me gjuhën tënde për ta provuar se si është ai ushqim realisht, po kështu e provon edhe atë që është në zemrën e njeriut përmes gjuhës së tij. Kështu ti e shijon atë që ka ai në zemër përmes gjuhës që ai flet, njësoj siç e shijon ushqimin në tenxhere me gjuhën tënde.