Kjo është prej kuptimit të mprehtë dhe dijes së hollësishme, sepse një njeri nuk mund të jetë imam i njerëzve të devotshëm që vijnë pas tij, derisa të jetë pasues i të devotshmëve që ishin para tij. Ndërsa, kështu kot, të vijë dikush e të bëhet imam i njerëzve të devotshëm, pa i pasuar të devotshmit para tij, kjo nuk ndodh kurrë.
Prandaj Muxhahidi, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, në tefsirin e Fjalës së Allahut të Lartësuar: “Dhe na bëj prijës të njerëzve të devotshëm." [el-Furkan, 74], ka thënë: “Na bëj pasues të njerëzve të devotshëm që i marrim ata si shembull.” Këtë e transmeton Ibn Xheriri në tefsirin e tij.
Do të thotë: na jep sukses që t'i pasojmë të devotshmit dhe t’i marrim si shembull të devotshmit. E nëse njeriut i jepet sukses në këtë dhe në të vërtetë i pason dhe i merr për shëmbëlltyrë të devotshmit e parë, atëherë ai bëhet imam për të devotshmit që vijnë pas.
Ka thënë Ibnul Kajjim, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, në një letër që i ka shkruar njërit prej shokëve të tij: "Ky është prej kuptimit të plotë që kishte Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, sepse nuk mund të jetë njeriu imam i njerëzve të devotshëm derisa të jetë pasues i të devotshmëve që ishin para tij. Prandaj, Muxhahidi e theksoi këtë aspekt me të cilin arrihet kjo kërkesë, e cila është: ndjekja e Selefëve të devotshëm të cilët kanë paraprirë. Kështu Allahu i bën imamë të njerëzve të devotshëm që do të vijnë pas tyre.