108

Shikimi në Kuran

Është transmetuar nga ‘Uthman Ibën ‘Affan – radijAllahu ‘anhu – se ai ka thënë: “Unë s’dua që të më kalojë ndonjë ditë apo natë pa parë në Fjalën e Allahut, domethënë pa lexuar në Kuran.” [Nga libri Ez-Zuhd i Imam Ahmedit nr. 675]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Uthmani – radijAllahu ‘anhu – shikonte shumë në Kuran, saqë kur u vra, Kurani kishte qenë i hapur përpara tij dhe ai po lexonte në të. Pika e parë e gjakut që rrodhi nga ai, kishte rrjedhur nga dora e tij dhe kishte rënë në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

فَسَيَكْفِيكَهُمُ اللَّهُ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

“Allahu të mjafton ty kundër atyre dhe Ai dëgjon dhe di gjithçka.” [el-Bekare, 137]

Kur ata e rrethuan ‘Uthmanin që ta vrisnin, gruaja e tij tha: “Ju edhe po ta vrisni edhe po ta lëshoni, ai do ta kalojë nat??n duke e kënduar të gjithë Kuranin në një rekat.”

Sa mërzitet këshilluesi i sinqertë për gjendjen e shumë prej njerëzve në këtë kohë, të cilët janë privuar nga shikimi në Kuran për shkak se i ka zënë varësia e shikimit në telefonat celularë. A mos vallë ndonjëri prej tyre po pret që të vdesë dhe pjesa më e madhe e veprave që ka grumbulluar ai të jetë shikimi në telefonin celular, apo mos dëshiron që ta gjejë vdekja ndërkohë që ai po shikon në telefonin celular?