107
Jastëku i varrit
Transmetohet nga Hasen el-Basrij, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Besimtari do të ketë jastëk në varrin e tij për shkak të veprave që ka bërë. Nëse ka bërë të mira, do të gjejë mirë, e nëse ka bërë të këqija, do të gjejë keq. Andaj, shfrytëzojeni garën – Allahu ju mëshiroftë – për këtë kohë të shkurtër.” [Ez-Zuhd li Ibni Ebi Dunja, 58]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ai që është i sinqertë me veten e tij, le të përpiqet që ta rregullojë këtë jastëk, duke e zbukuruar dhe ndrequr atë përpara se të përfundojë në varr. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që bëjnë vepra të mira, i kanë përgatitur vetes së tyre vende (të mira).” (Er-Rum, 44). Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “U kanë bërë vetes së tyre shtretër.” Do të thotë “varret”.