106

Pozita e mjekrës

Transmeton Se'id ibn Xhubejr, i cili thotë: “Më tha dikur Ibn Abbasi, kur nuk më kishte dalë akoma fytyra ime: ‘O Ibn Xhubejr, a je martuar?’ I thashë: ‘Jo, dhe nuk dua të martohem në këtë kohë.’ Ndërsa ai tha: ‘Gjithsesi, ai fëmijë që gjendet në shpinën (spermën) tënde, ka për të dalë (në dunja kur Allahu ta krijojë atë).’" [Tefsirut-Taberij, 13689]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Fjala e tij "kur nuk më kishte dalë akoma fytyra ime" do të thotë: kur nuk më kishte dalë akoma mjekra. Mjekra është quajtur fytyrë për shkak të vlerës që kishte mjekra tek ata dhe pozitës së lartë që ka në fytyrën e burrit, ngaqë Allahu e ka zbukuruar fytyrën e burrit me mjekër, e ka përsosur, e ka nderuar dhe e ka fisnikëruar me të. Ka thënë Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, në librin "Miftahu daris-Se'adeh" (1/258): "Më pas e ka veçuar mashkullin duke e bërë atë me mjekër dhe e nderoi nëpërmjet saj, i dha dinjitet, bukuri, e bëri shenjë dalluese nga mosha e mitur dhe e bëri të dallojë mashkulli nga femra.