104
Ky është burrë!
Transmetohet nga Ubejd bin Kilab se e ka dëgjuar Umer ibën Khattabin, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke u folur njerëzve e duke u thënë: “O ju njerëz, mos u mahnitni assesi me pompozitetin e një burri, porse burrë është ai që e çon në vend amanetin dhe nuk i prek njerëzit në nder.” [Libri Ez-Zuhd i Ibën Mubarekut, 295]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kjo fjalë do të thotë: mos u mashtro kur një burrë lyhet e zbukurohet para teje me fjalë. Burrëria e vërtetë është që ta çosh në vend amanetin dhe të mos e tradhtosh atë; të mos e cenosh nderin e njerëzve dhe të mos shkelësh atë.