Kjo është kështu për arsye se fatkeqësia e përkujton njeriun për mëkatet e tij, e ndoshta pendohet dhe i braktis mëkatet duke u kthyer tek Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Madhëruari. Gjatë fatkeqësive, vrazhdësia e zemrave venitet dhe zemrat zbuten, gjë që e detyron njeriun t’i kthehet Allahut me gjithë zemër, t’i përgjërohet Atij, t’i nënshtrohet Atij; e detyron atë që t’i kthehet Krijuesit të vetëm. Kështu që, nuk privohet nga kjo gjë gjatë fatkeqësive vetëm se ai që e ka mposhtur moskokëçarja.