102
Mos e lut Allahun ndërkaq po e mban këtë gur në dorë
Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi – Allahu qoftë i kënaqur me të – se pa një njeri duke e lutur Allahun ndërkaq mbante një guralec në dorë, e i tha: “Kur ti i lutesh Zotit tënd për një mirësi, mos e lut atë duke e mbajtur këtë gurë në dorë.” [Ez-Zuhd, i Ibën Mubarekut, 84]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kjo që bëri ai, që mbante atë gur në dorë ndërkaq i lutej Allahut, ishte shkak që zemrat e tyre të shpërqendroheshin dhe të mos i kushtonin vëmendje lutjes. E çfarë po bëjnë sot telefonat me zemrat e njerëzve dhe sa e sa njerëz i kanë larguar dhe penguar nga i Gjithëdijshmi i të fshehtave!