Krahasoje këtë vetëmahnitje dhe vetëmashtrim të këtij Khauarixhi me fjalën e Umer ibn el-Khatabit, Halifes së drejtë, të përgëzuarit me Xhennet, njeriun e tipareve të dalluara dhe vlerave fisnike – Allahu qoftë i kënaqur me të – tek i cili, kur ishte në agoni të vdekjes, hyri një djalosh i ri nga Ensarët, e i tha: “Ji i kënaqur me përgëzimin e Allahut o prijësi i besimtarëve! Ti ke një gradë dhe përparësi ndaj të tjerëve në Islam dhe ti e di këtë; pastaj ti u bëre Halife dhe udhëhoqe me drejtësi, pas të gjitha këtyre u shpërbleve me rënien dëshmor (shehid në rrugë të Allahut.)” Umeri – Allahu qoftë i kënaqur me të - iu përgjigj duke thënë: “Ah sikur të ishte ashtu o djali i vëllait tim, (që të mos kem as ndëshkim e as shpërblim që udhëhoqa ummetin) kështu nuk kam çfarë të humb e as të fitoj diçka.” Sahihu i Bukhariut (1392).