11

Ai që harron veten e tij dhe preokupohet me të metat e njerëzve

Transmetohet nga Abdullah ibën Muhamed ibën el Keu’uai se i ka thënë Rabij ibën Khajthem: “Nuk të kemi parë të flasësh keq për dikë dhe as të qortosh dikë.” Ai ia ktheu: ‘Mjerë për ty o ibën el Keu’uai! Unë nuk jam i kënaqur me vetveten, e si të mos merrem me gjynahet e mia e të flas për njerëzit? Njerëzit kanë frikë Allahun e Lartësuar për gjynahet e të tjerëve, ndërsa mendojnë se kanë garanci nga Allahu për gjynahet e veta.” [Hiljetul-Eulija i Ebi Nuajmit, 2/110]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo është e vërtetë! Sa e sa njerëz merren me të metat e të tjerëve, kurse harrojnë të metat e tyre duke i lënë obligimet dhe duke rënë në ndalesa.