el-khaalik
الْخَالِقُ
krijuesi
el-baari`u
الْبَارِئُ
ai që sjell gjithçka në ekzistencë
el-musauuir
الْمُصَوِّرُ
formëdhënësi
Allahu i ka përmendur së bashku të tre këta emra në Fjalën e Tij, e i Pastër nga çdo mangësi është Ai:

">﴿هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡخَٰلِقُ ٱلۡبَارِئُ ٱلۡمُصَوِّرُۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ ﴾

“Ai është Allahu, Krijuesi (El-Khaalik), Ai që ka sjellë në ekzistencë gjithçka (El-Baari`u), Formëdhënësi (El-Musauir); Atij i përkasin emrat më të bukur." [El-Hashr, 24]

Domethënë që Ai është i Vetmi që ka krijuar të gjitha krijesat. Ai me Urtësinë e Tij solli në ekzistencë gjithçka që ekziston, si dhe Ai me preçizitetin dhe krijimtarinë e Tij të bukur u dha formë të gjitha qenieve. Pra, Ai i krijoi, i sajoi dhe i dha secilës natyrën e vet, secilën në kohën e përshtatshme për të. Ai i krijoi ato me përcaktim të shkëlqyer dhe i bëri në mënyrë të përkryer, pastaj i dha çdo krijese frymëzimin që të bëjnë atë që është në të mirën e saj. Ai çdo gjë e krijoi në formën që është e përshtatshme për të, pastaj udhëzoi çdo krijesë që të bëjë atë gjë për të cilën u formësua dhe u krijua.

Pra, El-Khaalik është Ai që i ka përcaktuar gjërat me masë, sipas urtësisë së Tij. El-Baari`u është Ai që i solli ato në ekzistencë mbasi që ishin inekzistente. Kurse, El-Musauuir është Ai që u jep formë krijesave dhe qenieve, si të dojë Ai.

Kështu që, këta dy emra, El-Baari`u dhe El-Musauuir, siç ka thënë Ibën Kajjimi, përmbajnë shtjellim për emrin El-Khaalik sepse Allahu kur do të krijojë një gjë, e përcakton atë me diturinë dhe urtësinë e Tij, pastaj e krijon atë, domethënë e sjell në ekzistencë sipas përcaktimit dhe formës që dëshiron dhe do i Përsosuri nga çdo mangësi.

Prandaj, këta tre emra u renditën sipas radhës së tyre në ajet; i pari ishte krijimi, që është përcaktimi për ekzistencën e krijesës, pastaj bërja e saj; domethënë sjellja e saj në ekzistencë mbasi që ishte inekzistente, pastaj bërja e saj me formën që Ai, i Përsosuri nga çdo mangësi, dëshiroi për të.