el-khaalik
الْخَالِقُ
krijuesi i gjithësisë
el-khal-laak
الْخَلَّاقُ
krijuesi më i mirë
Emri i Allahut El-Khaalik ka ardhur në disa vende në Kur`anin fisnik. Prej tyre është Fjala e të Lartësuarit:

">﴿هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡخَٰلِقُ ٱلۡبَارِئُ ٱلۡمُصَوِّرُۖ ﴾

“Ai është Allahu, Krijuesi (El-Khaalik), Ai që ka sjellë në ekzistencë gjithçka (El-Baari`), Formëdhënësi (El-Musauir)." [El-Hashr, 24]

Ka ardhur gjithashtu në shkallën sipërore El-Khal-laak në dy vende në Kur`an, në Fjalën e Tij:

">﴿إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ﴾

“Me të vërtetë që Zoti yt është Krijuesi më i Mirë (El-Khal-laak)." [El-Hixhr, 86]

Gjithashtu është përmendur te Fjala e Tij:

">﴿ بَلَىٰ وَهُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ ٱلۡعَلِيمُ٨١﴾

“Përkundrazi, Ai është Krijuesi më i Mirë (El-Khal-laak), i Gjithëdijshmi." [Ja-Sin, 81]

Fjala krijim përdoret me dy kuptime:

I pari: krijimi i diçkaje dhe shpikja e saj pa pasur ndonjë shembull të mëparshëm. E në këtë kontekst ka ardhur

Fjala e të Lartësuarit:

">﴿أَوَ لَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا خَلَقۡنَا لَهُم مِّمَّا عَمِلَتۡ أَيۡدِينَآ أَنۡعَٰمٗا فَهُمۡ لَهَا مَٰلِكُونَ٧١﴾

“A nuk po i shohin ata mirësitë që Ne i kemi krijuar me Duart Tona për ta, kurse ata janë pronarët e tyre." [Ja-sin, 71]

I dyti: ka kuptimin e përgatitjes, siç thonë arabët: khaleka el-edijm, domethënë përgatiti bukën me gjellë. Në këtë kontekst është edhe fjala e Allahut të lartësuar:

">﴿وَتَخۡلُقُونَ إِفۡكًاۚ ﴾

“Dhe ju krijoni shpifje." [El-Ankebut, 17]

Domethënë që ju e sajoni dhe e përgatisni.

Pra, fjala krijim, në cilësitë e njerëzve ka kuptimin e përgatitjes. Ndërsa krijimi në kuptimin e shpikjes së diçkaje dhe krijimit të saj pa pasur një shembull të mëparshëm, është diçka me të cilën veçohet Zoti i botëve, sikurse thotë i Lartësuari:

">﴿ هَلۡ مِنۡ خَٰلِقٍ غَيۡرُ ٱللَّهِ﴾

“A ka ndonjë krijues tjetër përveç Allahut?" [Fatir, 3]

Dhe thotë i Lartësuari:

">﴿هَٰذَا خَلۡقُ ٱللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ بَلِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ١١﴾

“Ky është krijimi i Allahut, prandaj më tregoni ju Mua se çfarë kanë krijuar ata që ju i adhuroni në vend të Atij? Mirëpo, zullumqarët janë në devijim të qartë." [Lukman, 11]

Allahu nuk i ka krijuar këto krijesa kot dhe pa qëllim – i Pastër dhe i Lartësuar është Zoti nga kjo! – porse Ai i krijoi që ta adhurojnë Atë dhe ta veçojnë me Teuhid.

﴿أَفَحَسِبۡتُمۡ أَنَّمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ عَبَثٗا وَأَنَّكُمۡ إِلَيۡنَا لَا تُرۡجَعُونَ١١٥ فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡكَرِيمِ١١٦﴾

“A mos vallë ju menduat se ne ju krijuam juve kot dhe se ju nuk do të ktheheni te Ne? Por i Lartësuar është Mbreti i Vërtetë, s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij, e Ai është Zoti i Arshit Fisnik.” [El-Muminun, 115-116]