el-mu’min
الْمُؤْمِنُ
dhënësi i sigurisë, vërtetuesi
Emri i Allahut El-Mu’min përmendet vetëm në një ajet, që është Fjala e Allahut të Lartësuar:

">﴿هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ٢٣﴾

“Ai është Allahu, pos të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Ai është Mbreti, i Pastri nga çdo mangësi, i Përsosuri që nuk i ngjitet asnjë e metë, Dhënësi i sigurisë, Dëshmuesi, i Plotëfuqishmi, i Lartmadhërishmi, Krenari. I Pastër është Allahu nga ato gjëra që ia shoqërojnë ata!" [El-Hashr, 23]

Emri i Allahut El-Mu’min është tregues i disa kuptimeve madhështore dhe çështjeve fisnike. E prej atyre kuptimeve që tregon emri i Tij El-Mu’min është dëshmia e Allahut të Patëmeta për Teuhidin e Vetes së Tij, e pikërisht kjo është dëshmia më madhështore, nga dëshmitari më i madh, për gjënë më të madhe që po dëshmohet.

Ka thënë Muxhahidi – Allahu e mëshiroftë: “El-Mu’min është Ai që e ka veçuar Veten e Tij me Teuhidin, në Fjalën e Tij:

">﴿شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ﴾

“Ka dëshmuar Allahu se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij." [Aal Imran, 18]

Gjithashtu, prej domethënieve të këtij emri është: Vërtetuesi, Ai i Cili i vërteton të Dërguarit dhe Profetët e Tij me prova dhe fakte, se ajo që kanë thënë dhe kanë përcjellë ata nga Allahu është haku, në të cilin s’ka asnjë dyshim. Dhe kjo është vërtetësi që s’pranon polemikë rreth saj. Ky është kuptimi i fjalës që ka thënë Katadeh: “El-Mu’min vërtetoi Fjalën e Tij që ajo është hak." Prej tyre gjithashtu është se Allahu i Patëmeta miraton ata që dëshmojnë Teuhidin e Tij, se Ai dëshmon që ajo çfarë thanë ata për Të është hak dhe vërtetësi.

Gjithashtu, me këtë domethënie është edhe hadithi që ka transmetuar Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh nga Egarr Ebij Muslim, i cili ka dëshmuar se Ebu Hurajrah dhe Ebu Se’id El-Khudrij – radijAllahu ‘anhuma, kanë dëshmuar se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

إذَا قَالَ الْعَبْدُ: لَا إلَهَ إلَّا اللهُ وَاللهُ أكْبَرُ، قَالَ: يَقُولُ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ: صَدَقَ عَبْدِي، لَا إلَهَ إلَّا أنَا وَأنَا أكْبَرُ.

“Kur robi thotë: La ilahe il-lAllahu, uAllahu Ekber (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi!), Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm thotë: “Të vërtetën tha robi Im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje dhe Unë jam më i Madhi!”

وَإذَا قَالَ العَبْدُ: لَا إلَهَ إلَّا اللهُ وَحْدَهُ، قَالَ: صَدَقَ عَبْدِي، لَا إلَهَ إلَّا أَنَا وَأنَا وَحْدِي

E kur robi thotë: La ilahe il-lAllahu uahdeHu (Nuk ka të adhuruar tjetër, përveç Allahut të vetëm!), Ai thotë: “Të vërtetën tha robi Im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje dhe Unë jam i Vetmi.”

وَإذَا قَالَ: لَا إلَهَ إلَّا اللهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، قَالَ: صَدَقَ عَبْدِي، لَا إلَهَ إلَّا أنَا وَلَا شَرِيكَ لِي.

E nëse ai thotë: La ilahe il-lAllahu la sherijke leHu (Nuk ka të adhuruar tjetër pëveç Allahut dhe nuk ka ortak me Të), Allahu thotë: “Të vërtetën tha robi Im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje dhe Unë s’kam asnjë ortak.”

وَإذَا قَالَ: لَا إلَهَ إلَّا اللهُ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ، قَالَ: صَدَقَ عَبْدِي، لَا إلَهَ إلَّا أنَا لِيَ الْمُلْكُ وَلِيَ الْحَمْدُ.

E nëse ai thotë: LeHul-mulku ue leHul-hamdu (Mbisundimi është i Tij dhe e gjithë lavdia është e Tija!), Ai thotë: “Të vërtetën tha robi Im, mbisundimi është i Imi dhe e gjithë lavdia është e Imja.”

وَإذَا قَالَ: لَا إلَهَ إلَّا اللهُ وَلَا حَوْلَ وَلَا قوَّةَ إلَّا بِالله، قَالَ: صَدَقَ عَبْدِي، لَا إلَهَ إلَّا أنَا وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إلَّا بِي.

E nëse ai thotë: La ilahe il-lAllahu ue la haule ue la ku-uete il-la bil-lah (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, përveç Allahut, nuk ka ndryshim e nuk ka fuqi, përveç se nga Allahu!), Ai thotë: “Të vërtetën tha robi Im, nuk ka të adhuruar tjetër, përveç Meje, e nuk ka ndryshim dhe fuqi, përveç se nga Unë.”

Prej tyre gjithashtu, është kuptimi që Ai i siguron robërit e Tij besimtarë, të dashur e të devotshëm, nga dënimi dhe ndëshkimi i Tij. Ka thënë i Lartësuari:

">﴿ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يَلۡبِسُوٓاْ إِيمَٰنَهُم بِظُلۡمٍ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلۡأَمۡنُ وَهُم مُّهۡتَدُونَ٨٢﴾

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien imanin e tyre me padrejtësi (shirk), pikërisht për ta do të jetë siguria dhe ata janë të udhëzuar." [El-En’am, 82]

Prej tyre gjithashtu, është kuptimi që Allahu i Patëmeta i siguron të frikësuarit duke u dhënë atyre siguri, që është e kundërta e frikësimit, siç ka thënë Allahu i Patëmeta:

">﴿ٱلَّذِيٓ أَطۡعَمَهُم مِّن جُوعٖ وَءَامَنَهُم مِّنۡ خَوۡفِۢ٤﴾

“Është pikërisht Ai që ju ka ushqyer juve duke ju larguar urinë, si dhe ju siguroi juve duke ua larguar frikën." [Kurajsh, 4]

Pra, çdo i frikësuar që me sinqeritet kërkon strehim tek Allahu, do ta gjejë Allahun e Patëmeta Sigurues për të dhe Ai ka për t’ia larguar frikën. Kështu që, siguria e robërve dhe siguria e vatanit është në Dorën e Allahut të Pastër nga çdo mangësi.