el-hajj
الحَيُّ
i gjalli i përjetshëm
el-kajjum
القَيُّومُ
ai që drejton gjithçka dhe nuk ka nevojë për asgjë
Këta janë dy emra që kanë ardhur në Kur`an, të përmendur njëri pas tjetrit në tre vende të ndryshme. I pari është në ajetin El-Kursij:

">﴿ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡحَيُّ ٱلۡقَيُّومُۚ ﴾

“Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij, i Gjalli i Përjetshëm, Ai që drejton gjithçka dhe nuk ka nevojë për asgjë." [El-Bekarah, 255]

I dyti në fillim të sures Aal-Imran:

﴿الٓمٓ١ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡحَيُّ ٱلۡقَيُّومُ٢﴾

“Elif, Lam, Mim. Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij, i Gjalli i Përjetshëm, Ai që drejton gjithçka dhe nuk ka nevojë për asgjë.” [Aal-Imran, 1-2]

I treti në suren TaHa:

">﴿۞وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ ﴾

“Fytyrat do t’i përulen të Gjallit të Përjetshëm, Atij që drejton gjithçka dhe nuk ka nevojë për asgjë." [TaHa, 111]

Emri i Allahut të Madhëruar e të Lartësuar, El-Hajj, pohon jetën si cilësi të Allahut, e cila është jetë e përsosur, nuk i ka paraprirë mos-ekzistenca, as shuhet, as nuk mbaron dhe as nuk e dëmton atë ndonjë mangësi apo e metë. I Lartësuar dhe i Pastër është Zoti ynë prej këtyre mangësive!

Kurse, emri El-Kajjum pohon si cilësi të Tij drejtimin e gjithësisë; që do të thotë se Ai – i Pastri nga çdo mangësi – drejton i vetëm gjithçka, pa patur nevojë për dikë, kurse krijesat e Tij kanë nevojë për Të.

Këta dy emra, El-Hajj dhe El-Kajjum, përmbledhin kuptimet e emrave më të bukur të Tij sepse të gjitha cilësitë e Tij përmblidhen te këto dy emra.

Cilësitë vetore, siç janë: dëgjimi, shikimi, dora dhe dituria, i kthehen emrit të Allahut El-Hajj, kurse cilësitë veprore të Allahut, siç janë: krijimi, furnizimi, begatimi, dhënia e jetës dhe marrja e saj, etj., i kthehen emrit të Tij El-Kajjum. Për këtë arsye, disa dijetarë kanë qenë të mendimit se këta dy emra të Allahut, janë emrat më të mëdhenj të Allahut; nëse i lutesh Atij me këta emra, Ai të përgjigjet, e nëse i kërkon, Ai të jep.