"E nëse të pyesin ty robërit e Mi për Mua, atëherë Unë jam afër, i përgjigjem thirrjes së thirrësit kur ai më thërret mua. Andaj, le të më binden Mua dhe të më besojnë Mua që të jenë të udhëzuar!"[El-Bekarah, 186]
"Thuaj: Nëse unë devijoj, atëherë devijoj në dëm të vetes sime, e nëse unë udhëzohem, atëherë udhëzohem nëpërmjet Shpalljes që ma jep mua Zoti im, se me të vërtetë Ai është afër dhe përgjigjet!"[Sebe`e, 50]
Gjithashtu, është Fjala e Tij:
"Edhe popullit të Themudit u dërguam vëllain e tyre, Salihun, i cili tha: "O populli im, adhuroni Allahun se ju nuk keni të adhuruar tjetër me të drejtë, përpos Atij, Ai i Cili ju nxori juve nga dheu, ju bëri juve mëkëmbës në të. Pastaj, pendohuni tek Ai se me të vërtetë që Ai është afër dhe përgjigjet."[Hud, 61]
Afërsia e Allahut që tregojnë këto ajete, është afërsi e veçantë për ata që e adhurojnë Atë, e duan, i luten dhe i binden Atij. Ajo është një afërsi, realiteti i të cilës nuk dihet, mirëpo dihen rezultatet e saj, nga butësia që tregon Ai me ta, nga suksesi që u jep atyre, nga kujdesi i Tij për ta, nga përgjigjja e Tij për ata që i luten Atij, si dhe nga shpërblimi që u jep atyre të cilët e adhurojnë Atë.
Kanë ardhur hadithe autentike të shumta në Sunetin Profetik, të cilat vërtetojnë afërsinë e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar me robërit e Tij besimtarë, të dashur e të devotshëm, që Ai i dëgjon lutjet e tyre, u përgjigjet thirrjeve të tyre dhe i plotëson kërkesat e tyre. Është transmetuar në dy Sahihët nga Ebu Musa El-Esh’arij – radijAllahu ‘anhu – se ai ka thënë: "Ishim me Profetin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në një udhëtim dhe njerëzit filluan të bënin tekbire me zë të lartë. Atëherë, Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha:
أيُّهَا النَّاسُ! ارْبَعُوا عَلَى أنْفُسِكُمْ! إنَّكُمْ لَيْسَ تَدْعُونَ أَصَمَّ وَلَا غَائِبًا، إنَّكُمْ تَدْعُونَ سَمِيْعاً قَرِيْباً وَهُوَ مَعَكُمْ!
"O ju njerëz! Mos i mundoni vetet tuaja! Ju s’po thërrisni ndonjë shurdh dhe as n
donjë që nuk është i pranishëm! Në të vërtetë ju po thërrisni Atë që dëgjon, është afër dhe është me ju!"
Ka ardhur gjithashtu në dy librat e Sahihëve, nga Ebu Hurajrah – Allahu qoftë i kënaqur me të – nga Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i cili ka thënë:
منْ تقرَّبَ إليَّ شِبرًا تقربْتُ إليه ذِراعًا، ومن تقرَّبَ إلي ذراعًا تقربتُ إليهِ باعًا، وإذا أقْبَلَ إليَّ يَمْشِي أقْبَلْتُ إليهِ أُهَرْوِلُ.
"Ka thënë Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm: "Kush më afrohet Mua sa një pëllëmbë, Unë i afrohem atij sa një parakrah, e kush më afrohet Mua sa një parakrah, Unë i afrohem atij sa një krah, e kush vjen tek Unë duke ecur, Unë i qasem atij nxitimthi."