el-xhebbaar
الْجَبَّار
nënshtruesi, i lartmadhërishmi, rregulluesi
Ky emër është përmendur njëherë të vetme në Kur'an, i bashkëngjitur me emrin e Allahut El-‘Aziiz, në Fjalën e të Lartësuarit:

">﴿هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ٢٣﴾

“Ai është Allahu, është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Ai është Mbreti, i Pastri nga çdo mangësi, i Përsosuri që nuk i ngjitet asnjë e metë, Dhënësi i sigurisë, Dëshmuesi, i Plotfuqishmi, i Lartmadhërishmi, Krenari. I pastër është Allahu nga ato gjëra që ia shoqërojnë ata!" [El-Hashr, 23]

Emri El-Xhebbaar ka tre kuptime:

I pari: është me kuptimin e Nënshtruesit (El-Kahhaar), ngaqë Allahu i Patëmeta është Nënshtruesi i gjithçkaje dhe Atij i është nënshtruar çdo gjë. Bota qiellore dhe bota tokësore, me të gjitha krijesat e mëdha që kanë këto dyja, të gjitha janë nënshtruar në lëvizjet dhe qëndrimet e tyre. Çdo gjë vjen dhe shkon te Mbreti dhe Sistemuesi i saj. Pra, asnjë krijesë nuk ka në dorë asnjë çështje dhe nuk posedon asnjë gjykim, përkundrazi, çdo çështje i takon Allahut. Gjykimi sheriatik, gjykimi me kader dhe gjykimi shpërblyes, të gjitha këto i takojnë vetëm Atij. Nuk ka Gjykues tjetër, përveç Atij, nuk ka Zot tjetër, përveç Atij dhe s'ka të adhuruar tjetër me të drejtë, përveç Atij.

I dyti: ka kuptimin e butësisë së mëshirës dhe dhembshurisë, ngaqë është Ai i Cili e qetëson atë që është i pikëlluar, e pasuron të varfrin, i jep lehtësim atij që është në vështirësi, e qetëson atë që është i sëmurë dhe i plagosur, duke i bërë të mundur që të bëjë durim, ia lehtëson shëndetin dhe e kompenson me shpërblimin më të madh për sprovën që përjetoi. Ndërsa, në mënyrë të veçantë, Ai i qetëson zemrat e atyre që i përgjërohen Atij dhe i nënshtrohen Madhështisë dhe Lartmadhërisë së Tij. Ai i qetëson zemrat e atyre që e duan Atë dhe i nënshtrohen Përsosmërisë së Tij. Ai i qetëson zemrat e atyre që shpresojnë mirësitë dhe dhuratat e Tij, ngaqë është Ai që derdh në zemrat e tyre dashurinë, dituritë e ndryshme, suksesin hyjnor, udhëzimin dhe drejtimin. Kështu që, thënia e lutësit:

اللَّهُمَّ اجْبُرْنِي

Allahumme exhburnii

“O Allah, më nënshtro mua!”

Ka për qëllim këtë lloj nënshtrimi, realiteti i të cilit është përmirësimi i njeriut dhe largimi i çdo fatkeqësie dhe të keqeje nga ai. I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thoshte në uljen mes dy sexhdeve:

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي وَارْحَمْنِي وَاجْبُرْنِي وَاهْدِنِي وَارْزُقْنِي

Allahumme egfir-lii, uer-hamnii, uexh-burnii, ueh-dinii, uer-zuknii!

“O Allah! Më fal mua, më mëshiro, më nënshtro, më udhëzo dhe më furnizo!"

I treti: prej kuptimeve të emrit El-Xhebbaar është: I Larti mbi çdo gjë, Ai i Cili posedon të gjitha kuptimet e Lartësimit: lartësimin me Veten e Tij, lartësimin me Fuqinë e Tij dhe lartësimin me Pushtetin e Tij.
E gjithë lartësia i takon Allahut, të Vetëm. Ndërsa, kush prej krijesave tregohet arrogant, ai ka fituar Zemërimin e Allahut dhe ka merituar dënimin e Tij. E me të vërtetë që, Allahu i Madhëruar e i Lartësuar e ka kërcënuar njeriun e tillë me ndëshkimin e rëndë, me vulosjen e zemrës dhe me futjen në Zjarrin e Xhehenemit në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë:

">﴿كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلۡبِ مُتَكَبِّرٖ جَبَّارٖ٣٥﴾

“Pra, kështu vulos Allahu mbi çdo zemër mendjemadhe arrogante." [Gafir, 35]

Ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejrah – radijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

يَخْرُجُ عُنُقٌ مِنَ النَّارِ يومَ القيامة، له عينان يبصر بهما، وأذونانِ يسمعُ بِهِمَا، وَلِسَانٌ يَنْطِقُ بِهِ، فَيَقُولُ: إنّي وُكِّلْتُ بِثَلَاثَةٍ: بكُلِّ جَبَّارٍ عَنِيد، وَبكُلِّ مَنِ ادَّعَى مع اللهِ إلَهًا آخَرَ، وَالمُصَوِّرِين.

”Ditën e Gjykimit, do të dalë një qafë nga Zjarri i Xhehenemit, e cila do të ketë dy sy që shikojnë, dy veshë që dëgjojnë dhe një gjuhë me të cilën do të flasë, e kështu do të thotë: “Unë jam urdhëruar që të fus në Zjarr tre lloj njerëzish: Çdo arrogant inatçor, çdokënd që ka adhuruar të tjerë, përveç Allahut, si dhe ata që kanë bërë figura të krijesave me shpirt.”