el-kadiir
الْقَدِيرُ
i plotfuqishmi
el-kaadir
الْقَادِرُ
i fuqishmi
el-muktedir
الْمُقْتَدِرُ
i fuqishmi absolut
Të gjithë këta emra janë përmendur në Kur`an, por emri që është përmendur më shumë është El-Kadiir (القَدِير), pastaj El-Kaadir (القَادِر) dhe pas tij El-Muktedir (المُقْتَدِر). Ka thënë i Lartësuari:

">﴿وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ٢٨٤﴾

“Allahu është për çdo gjë i Plotfuqishëm." [El-Bekarah, 284]

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿قُلۡ هُوَ ٱلۡقَادِرُ عَلَىٰٓ أَن يَبۡعَثَ عَلَيۡكُمۡ عَذَابٗا مِّن فَوۡقِكُمۡ أَوۡ مِن تَحۡتِ أَرۡجُلِكُمۡ أَوۡ يَلۡبِسَكُمۡ شِيَعٗا وَيُذِيقَ بَعۡضَكُم بَأۡسَ بَعۡضٍۗ﴾

“Thuaj: Ai është i Fuqishmi që ju dërgon (po të dojë) një dënim nga sipër jush ose nga poshtë këmbëve tuaja ose që t’ju përçajë juve në grupacione dhe t’ju bëjë që ta provoni zullumin që do t’ia bëni njëri-tjetrit." [El-En’am, 65]

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ مُّقۡتَدِرًا٤٥﴾

“Allahu përherë ka fuqinë absolute për të bërë gjithçka." [El-Kehf, 45]

Të gjithë këta emra, vërtetojnë që fuqia është cilësi e Allahut dhe se Allahu i Patëmeta ka fuqi të plotë. Me fuqinë e Tij, Ai solli në ekzistencë çdo gjë që ekziston, me fuqinë e Tij i sistemoi ato, me fuqinë e Tij u dha formën e tyre dhe i drejtoi, me fuqinë e Tij u jep jetë dhe vdekje, i ringjall robërit e Tij që të marrin shpërblimin, e shpërblen bamirësin për bamirësinë e tij dhe të ligun për ligësinë e tij. Pra, është Ai, i Cili kur do diçka, thotë: ‘Bëhu!’ dhe ajo bëhet menjëherë. Është Ai, i cili i ndryshon zemrat dhe i lëviz ato si të dojë e të dëshirojë Ai. Ai udhëzon kë të dojë dhe devijon kë të dojë. Ai e bën besimtarin që të besojë dhe qafirin që të mohojë. Ai e bën të mirin që të bëjë vepra të mira dhe të poshtrin që të bëjë vepra të poshtra.

E prej bazave madhështore të Imanit është edhe Imani në Kader. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

">﴿إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٖ٤٩﴾

“E me të vërtetë që Ne gjithçka e kemi krijuar me Kader." [El-Kamer, 49]

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖ فَقَدَّرَهُۥ تَقۡدِيرٗا٢﴾

“Ai ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar me Kader." [El-Furkan, 2]

E kush nuk beson në Kader, nuk ka besuar në Allahun e Plotfuqishëm e të Madhërishëm. Ka thënë Imam Ahmedi – Allahu e mëshiroftë: “Kaderi është fuqia e Allahut.” Kështu që, mohimi i Kaderit është mohim i fuqisë së Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm dhe është mohim i cilësive të Allahut të Patëmeta apo mohim i disave prej tyre. E kjo e kundërshton besimin në Allahun e Patëmeta dhe Teuhidin e Tij.

Ka thënë Ibën ‘Abbasi – radijAllahu ‘anhuma: “Kaderi është sistemuesi i Teuhidit sepse kush e veçon Allahun e Plotfuqishëm e të Madhërishëm me Teuhid dhe beson në Kader, atëherë kjo është lidhja më e fuqishme e cila nuk këputet kurrë, ama kush e veçon Allahun me Teuhid, por nuk beson në Kader, ai e ka hedhur poshtë Teuhidin.”

Kështu që, Imani në fuqinë e Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm, të cilin e përmbajnë Emrat e Tij El-Kadiir (الْقَدِيرُ), El-Kaadir (الْقَادِرُ) dhe El-Muktedir (الْمُقْتَدِرُ), lë gjurmë madhështore dhe fryte të begatshme te robi, për dunjanë dhe ahiretin tij. E si mos të jetë kështu, përderisa Imani në Kader është boshti dhe sistemuesi i Teuhidit, është themeli dhe plotësuesi i Imanit, është baza e fesë dhe mbështetësja e saj, ngaqë ai është një prej shtyllave të Imanit dhe një prej themeleve kryesore të Ihsanit.