el-haliim
الحَلِيمُ
ai që vetëpërmbahet tej mase, pavarësisht zullumeve dhe gjynaheve që bëjnë robërit e tij
Ky emër është përmendur në disa vende në Kur`anin fisnik. Allahu i Lartësuar ka thënë:

">﴿۞إِنَّ ٱللَّهَ يُمۡسِكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ أَن تَزُولَاۚ وَلَئِن زَالَتَآ إِنۡ أَمۡسَكَهُمَا مِنۡ أَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورٗا٤١﴾

“Me të vërtetë që Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë. E me të vërtetë që Ai është i Vetëpërmbajtur dhe Falës i madh." [Fatir, 41]

Dhe thotë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي قُلُوبِكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمٗا٥١﴾

“Allahu di çfarë ka në zemrat tuaja. Me të vërtetë që Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Vetëpërmbajtur." [El-Ahzab, 51]

Kuptimi i këtij emri është: Ai që nuk nxiton t’i dënojë robërit e Tij për shkak të gjynaheve dhe mosbindjes së tyre. Ai e shikon që robërit e Tij po e mohojnë dhe kundërshtojnë Atë, por prapëseprapë Ai tregohet i Vetëpërmbajtur me ta, u jep kohë, i pret, u jep afat dhe nuk nxitohet. Ai u jep atyre vazhdimisht të mira, pavarësisht kundërshtimeve, gjynaheve dhe gabimeve të shumta që bëjnë ata.

Pra, Ai tregohet shumë i Vetëpërmbajtur me gjynahet që bëjnë gjynahqarët dhe u jep kohë atyre që të pendohen, nuk i ndëshkon menjëherë, në mënyrë që ata të kthehen dhe të pendohen tek Allahu.

Ka njoftuar Ai që është i Pastër nga çdo mangësi, për vetëpërmbajtjen e Tij të madhe ndaj atyre që bëjnë gjynahe, mëkate dhe lloje të tjera të zullumit, se nëse Ai do t’i ndëshkonte ata menjëherë për gjynahet e tyre, atëherë nuk do të kishte lënë asnjë krijesë mbi sipërfaqen e tokës. Sikurse thotë i Lartësuari:

﴿وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلۡمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيۡهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ
فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَ‍ٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ٦١﴾

"Po t’i dënonte Allahu njerëzit për shkak të zullumit të tyre, nuk do të linte mbi tokë asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë, deri në afatin e caktuar. E kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë e as ta përshpejtojnë." [En-Nahl, 61]

Dhe thotë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿وَرَبُّكَ ٱلۡغَفُورُ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۖ لَوۡ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُواْ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلۡعَذَابَۚ بَل لَّهُم مَّوۡعِدٞ لَّن يَجِدُواْ مِن دُونِهِۦ مَوۡئِلٗا٥٨﴾

“Zoti yt është Falësi i Madh, Zotërues i mëshirës së madhe. E sikur t'i ndëshkonte ata për veprat e tyre, Ai do t'ua kishte shpejtuar atyre dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk kanë se ku të strehohen ata." [El-Kehf, 58]

Pra, megjithëse ata i bëjnë shirk Atij – të Pastrit nga çdo e metë – veprojnë gjëra që e zemërojnë Atë, janë të pandalshëm në kundërshtimin e Tij dhe në luftimin e fesë së Tij, i armiqësojnë miqtë e Tij, prapëseprapë Ai tregohet shumë i Vetëpërmbajtur me ta, u jep atyre të mira të shumta, i furnizon dhe i shëron ata, sikurse ka ardhur në dy Sahihët, në hadithin e Ebu Musa El-Esh’arij – Allahu qoftë i kënaqur me të – i cili transmeton nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ai ka thënë:

لَيْسَ أحَدٌ، أوْ لَيْسَ شَيْءٌ أَصْبَرَ عَلَى أذًى سَمِعَهُ، مِن اللهِ، إنَّهُمْ لَيَدْعُونَ لَهُ وَلَدًا، وَإنَّهُ ليُعَافِيهِمْ وَيَرْزُقُهُمْ.
“Askush apo asgjë nuk duron më shumë se Allahu kur dëgjon një të keqe: ata i mveshin Atij fëmijë, ndërsa Ai u jep atyre mirëqenie dhe furnizim.”

Nga vetëpërmbajtja e Allahut të Patëmeta është edhe ajo që ka treguar Ai me njerëzit që hapën hendeqet me zjarr. Ka thënë i Lartësuari:

">﴿إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ١٠﴾

“Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe pastaj nuk u penduan, ata do të kenë dënimin e Xhehenemit dhe dënimin e djegies." [El-Buruxh, 10]

Hasen El-Basri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shikoni çfarë fisnikërie dhe bujarie; ata vranë miqtë e Tij, kurse Ai i fton ata në pendim e në falje.”