esh-shekuur
الشَّكُورُ
shpërblyesi i madh
esh-shaakir
الشاكِرُ
shpërblyesi
Emri Esh-Shekuur është përmendur në katër vende në Kur'an. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

">﴿لِيُوَفِّيَهُمۡ أُجُورَهُمۡ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ غَفُورٞ شَكُورٞ٣٠﴾

“Në mënyrë që Allahu t'ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe t'ua shtojë akoma më tepër nga mirësia e Tij. Pa dyshim, që Ai është Falës i Madh, Shpërblyes i madh." [Fatir, 30]

Thotë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِيٓ أَذۡهَبَ عَنَّا ٱلۡحَزَنَۖ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٞ شَكُورٌ٣٤﴾

“E ata do të thonë: Lavdia dhe falënderimet i takojnë Allahut, i Cili na i largoi brengat. Pa dyshim që Zoti ynë është Falës i Madh, Shpërblyes i madh." [Fatir, 34]

Thotë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿وَمَن يَقۡتَرِفۡ حَسَنَةٗ نَّزِدۡ لَهُۥ فِيهَا حُسۡنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ شَكُورٌ٢٣﴾

“Ndërsa, ai që bën një vepër të mirë, Ne do t'ia shtojmë atij të mirat për atë vepër. Me të vërtetë që Allahu është Falës i Madh, Shpërblyes i madh." [Esh-Shuura, 23]

Thotë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿إِن تُقۡرِضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا يُضَٰعِفۡهُ لَكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ شَكُورٌ حَلِيمٌ١٧﴾

“E nëse ju jepni hua sinqerisht për Allahun, Ai do t'ua kthejë shumëfish dhe do t'ju falë juve. Allahu është Shpërblyes i madh, i Vetëpërmbajtur." [Et-Tegabun, 17]

Ndërsa emri Esh-Shaakir është përmendur në dy vende. Ka thënë i Lartësuari:

">﴿وَمَن تَطَوَّعَ خَيۡرٗا فَإِنَّ ٱللَّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ١٥٨﴾

“E kush bën vepra të mira vullnetare, le ta dijë se Allahu është Shpërblyes, i Gjithëdijshëm." [El-Bekarah, 158]

Thotë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿مَّا يَفۡعَلُ ٱللَّهُ بِعَذَابِكُمۡ إِن شَكَرۡتُمۡ وَءَامَنتُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ شَاكِرًا عَلِيمٗا١٤٧﴾

“E përse duhet t'ju ndëshkojë Allahu kur ju jeni falenderues dhe keni besuar?! Me të vërtetë që Allahu është përherë Shpërblyes, i Gjithëdijshëm." [En-Nisa, 147]

Të gjitha këto gjashtë vende ku janë përmendur këta dy emra, tregojnë mirënjohjen e Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm me shpërblimin e plotë që u jep robërve të bindur, se Ai ua shton mirësitë dhe ua shumëfishon sevapet. Pra, kjo na e sqaron neve kuptimin e këtyre dy emrave dhe se Esh-Shekuur dhe Esh-Shaakir është Ai, tek i Cili nuk humbet vepra e vepruesit, përkundrazi, Ai ia shumëfishon shpërblimin pa hesap. Është Ai që i pranon edhe veprat e vogla dhe i shpërblen ato me shpërblime të mëdha, të shumta, e të gjera. Është Ai, i Cili ua shumëfishon veprat të sinqertëve pa hesap, i falënderon falënderuesit, si dhe i përmend ata që e përmendin Atë. Kush i afrohet Atij sa një pëllëmbë, Ai i afrohet atij sa një krah, e kush i afrohet Atij sa një krah, Ai i afrohet atij sa një pash. E kush vjen tek Ai me një vepër të mirë, Ai ia shton të mirat për të dhe i jep shpërblim madhështor nga vetja e Tij.

Në ajetet e mësipërme janë përmendur së bashku emrat El-Gafuur (Falësi i Madh) dhe Esh-Shekuur (Shpërblyesi i Madh). Kështu që Ai – i Pastri nga çdo mangësi – është Falës i të gjitha gjynaheve, sado të mëdha të jenë ato sepse asnjë gjynah nuk është më i madh se falja e Tij, si dhe Ai është Shpërblyesi i çdo vepre, qoftë ajo e vogël, edhe sikur të jetë sa një grimcë.

Prandaj, nuk i lejohet muslimanit që t'i humbë shpresat nga Falja e Allahut, sado të mëdha të jenë gjynahet e tij, ashtu siç nuk i lejohet t'i nënçmojë veprat e mira që bën, sado të vogla të jenë ato sepse Zoti i Patëmeta, është Falës i Madh dhe Shpërblyes i Madh.