el-keriim
الكَرِيمُ
bujari
el-ekram
الأَكْرَمُ
bujari më i madh
Emri El-Keriim është përmendur në tre vende në Kur'an. Ka thënë i Lartësuari:

">﴿وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ٤٠﴾

“E ai që është mirënjohës, në të vërtetë ai është mirënjohës në të mirë të vetes së tij. Ndërsa kush është mosmirënjohës, le ta dijë se Zoti im është i Pasur, Bujar." [En-Neml, 40]

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ ٱلۡكَرِيمِ٦﴾

“O ti njeri, çfarë të mashtroi ty që u largove prej Zotit tënd, Bujarit?" [El-Infitar, 6]

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡكَرِيمِ١١٦﴾

“Por, i Lartësuar është Allahu, Mbreti i Vërtetë. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij, Ai është Zoti i Arshit, Bujari." [El-Mu'minun, 116]

Fjala El-Keriim në këtë ajet, sipas atyre që e lexojnë në rasën emërore, ka kuptimin ‘Bujari’, si cilësi e Zotit.

Ndërsa për sa i përket emrit El-Ekram, ai është përmendur në një vend të vetëm, që është Fjala e të Lartësuarit:

">﴿ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ٣﴾

“Lexo! Se me të vërtetë që Zoti yt është Bujari më i madh." [El-'Alak, 3]

Ky emër vërteton cilësinë e bujarisë për Allahun e Plotfuqishëm e të Lartësuar. Fjala arabe keram (bujari) është një fjalë që përmbledh të gjitha virtytet e mira e të lavdëruara dhe nuk kufizohet vetëm te dhënia, porse dhënia është plotësim i kuptimit të kësaj fjale. Për këtë arsye, janë transmetuar nga dijetarët fjalë të shumta në lidhje me kuptimin e këtij emri.
Kështu që, kanë thënë se kuptimi i emrit El-Keriim është: Ai që ka mirësi të shumta dhe është Dhurues.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që ka vazhdimisht mirësi.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që ka vlerë madhështore dhe pozitë të madhe.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që është i pastër nga mangësitë dhe gabimet.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që të nderon, të jep mirësi, të favorizon më shumë se të tjerët.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që jep pa kërkuar gjë si këmbim.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që jep pa shkak.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që i jep atij që ka nevojë dhe atij që nuk ka nevojë.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që kur premton e mban premtimin.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që i parashtrohet çdo nevojë, qoftë e vogël apo e madhe.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që nuk e humb personin që i drejtohet Atij dhe nuk e braktis atë që i kërkon strehim Atij.
Kanë thënë gjithashtu: Ai që nuk të dënon për mëkatet dhe t’i fal veprat e këqija.
Kanë thënë dhe kuptime të tjera për këtë emër madhështor dhe të gjitha ato janë të sakta, ngaqë ky emër është prej emrave të bukur që kanë kuptime të shumta dhe jo një kuptim të vetëm.
Nëse i shqyrton të gjitha shpjegimet që janë dhënë për kuptimin e këtij emri, atëherë do ta mësosh se kuptimet madhështore dhe cilësitë fisnike që meriton Allahu i Lartësuar, as që mund të llogariten dot.