el-hakiim
الْحَكِيمُ
gjykuesi i urtë
Emri i Allahut El-Hakiim është përmendur në Kur'anin fisnik afërsisht njëqind herë. Ka thënë i Lartësuari:

">﴿وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ١٨﴾

“Ai është Gjykatësi i Urtë, i Mirëinformuari." [El-En’am, 18]

Gjithashtu ka thënë i Lartësuari:

">﴿وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ٢٢٨﴾

“Allahu është i Plotfuqishëm, Gjykatës i Urtë." [El-Bekarah, 228]

Ky emër madhështor tregon për vërtetësinë dhe përsosmërinë e gjykimit dhe urtësisë që ka Allahu. Për sa i përket përsosmërisë së urtësisë, atë e tregon urtësia e Allahut të Pastër nga çdo mangësi, në krijimin e Tij, në urdhrin e Tij dhe në ligjin e Tij, ngaqë Ai i vendos të gjitha gjërat në vendin e duhur dhe i zbret në pozitën që u takon, e sakaq, Atij nuk i drejtohet asnjë pyetje, përse veproi ashtu dhe nuk mund të qortohet urtësia e Tij me asnjë fjalë.

Ndërsa, përsosmëria në gjykimin e Tij vërtetohet me faktin që gjykimi i takon vetëm Allahut dhe se Ai gjykon mes robërve të Tij si të dojë, vendos për ta si të dëshirojë, askush nuk e kthen dot mbrapa gjykimin e Tij dhe askush nuk i kundërvihet dot vendimit të Tij. Ka thënë i Lartësuari:

">﴿إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ ﴾

“Me të vërtetë që gjykimi i përket vetëm Allahut." [El-En’am, 57]

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿وَلَا يُشۡرِكُ فِي حُكۡمِهِۦٓ أَحَدٗا٢٦﴾

“...dhe nuk ka asnjë ortak në gjykimin që bën Ai." [El-Kehf, 26]

Askush nuk mund t’i kthehet Allahut që Ai ta rishikojë gjykimin e Tij, njësoj siç bëjnë njerëzit që u kthehen njëri-tjetrit për gjykimet që bëjnë. Ka thënë i Lartësuari:

">﴿وَٱللَّهُ يَحۡكُمُ لَا مُعَقِّبَ لِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ٤١﴾

“Allahu gjykon, e s’ka kush që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. E padyshim që Ai e bën shumë shpejt llogarinë." [Err-Rra’d, 41]

Pra, gjykimi i Tij te krijesat e Tij zbatohet menjëherë dhe askush nuk e kthen dot mbrapsht.
Pohimi që gjykimi i takon Allahut të Pastër nga çdo mangësi, përmban me domosdoshmëri pohimin e të gjithë emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të larta sepse nuk mund të jetë Gjykues i Urtë vetëm se ai që është Dëgjues dhe Shikues, i Gjithëdijshëm, i Mirëinformuar, Folës, Sistemues, si dhe posedon emrat dhe cilësitë e tjera të përsosura.