el-eu-uel
الأَوَّلُ
i pari pa fillim
el-aakhir
الآخِرُ
i fundit pa përfundim
edh-dhaahir
الظَّاهِرُ
më i larti
el-baatin
البَاطِنُ
më i afërti
Këta katër emra janë përmendur së bashku në një vend të vetëm në Kur'anin fisnik.

Thotë Allahu i Lartësuar:

">﴿هُوَ ٱلۡأَوَّلُ وَٱلۡأٓخِرُ وَٱلظَّٰهِرُ وَٱلۡبَاطِنُۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ٣﴾

“Ai është i Pari (pa fillim), i Fundit (pa përfundim), më i Larti dhe më i Afërti. Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë." [El-Hadid, 3]

Shpjegimi më i mirë i këtyre katër emrave të bukur dhe sqarimi i kuptimeve të tyre, është ai që ka ardhur në Sunetin Pejgamberik, kur Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i është drejtuar Zotit të tij me këta emra, i është drejtuar Atij me fjalë që përmbajnë sqarimin e kuptimeve të këtyre emrave si dhe qartësojnë domethëniet e tyre.

Ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij, nga Ebu Hurejrah – radijAllahu ‘anhu – se ai ka thënë: I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – na urdhëronte që kur të shtrihemi për të fjetur, të themi:

اللَّهمَّ ربَّ السَّماواتِ ورب الأرض وربَّ العرشِ العظيمِ، ربَّنا وربَّ كلِّ شيءٍ، فالق الحب والنوى، ومُنْزِلَ التوراةِ والإنجيلِ والفرقانِ، أعوذ بكَ من شرِّ كلِّ شيءٍ، أنت آخذٌ بناصيته، اللهمَّ أنتَ الأوَّلُ فليسَ قبلَكَ شيءٌ وأنتَ الآخِرُ فليسَ بعدَكَ شيءٌ وأنتَ الظَّاهرُ فليسَ فوقَكَ شيءٌ وأنتَ الباطنُ فليسَ دونَكَ شيءٌ، اقضِ عنَّا الدَّينَ وأغْنِنا منَ الفقرِ.

“O Allah! Ti je Zoti i qiejve, Zoti i tokës dhe Zoti i Arshit madhështor; je Zoti ynë dhe Zoti i gjithçkaje. Ti e nxjerr bimën nga fara dhe pemën nga bërthama. Ti e ke zbritur Teuratin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur'anin). Kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes së çdo gjëje, sepse vetëm Ti ke mundësi për këtë! O Allah! Ti je i Pari (pa fillim), dhe asgjë nuk ka ekzistuar para Teje dhe as me Ty! Ti je i Fundit (pa përfundim), e pas Teje nuk ngelet asgjë! Ti je më i Larti, dhe nuk ka asgjë sipër Teje! Ti je më i Afërti (me Dijen Tënde dhe Fuqinë Tënde) te krijesat dhe askush nuk është më afër te krijesat sesa Ti! Na bëj që t’i kryejmë obligimet tona ndaj Teje dhe ndaj krijesave të Tua dhe na ruaj nga varfëria!”

Pra, Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në këtë lutje të përgjithshme, sqaroi kuptimet e të gjithë këtyre emrave dhe mohoi kuptimet e kundërta të tyre. Dhe pikërisht, kjo është shkalla më e lartë e sqarimit.