el-kauijj
القَوِيُّ
i plotfuqishmi
el-metiin
المَتِينُ
i forti
Emri i Allahut El-Kauijj ka ardhur në disa vende në Kur`anin Fisnik. Një prej tyre është fjala e të Lartësuarit:

">﴿ٱللَّهُ لَطِيفُۢ بِعِبَادِهِۦ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُۖ وَهُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ١٩﴾

“Allahu është i butë me robërit e Tij, Ai furnizon kë të dojë, Ai është i Forti, i Pathyeshmi." [Esh-Shuura, 19]

Ndërsa emri i Allahut El-Metiin ka ardhur veçse në një vend të vetëm, i shoqëruar me cilësimin e Allahut se Ai ka fuqi. Allahu i lartësuar thotë:

">﴿إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ٥٨﴾

“Në të vërtetë që Allahu është Furnizuesi, Poseduesi i forcës së pathyeshme, i Plotfuqishmi." [Edh-Dharijat, 58]
Kuptimi i emrit El-Metiin është: Ai që ka fuqi shumë të madhe, ndërsa kuptimi i emrit El-Kauijj është: Ai të cilit nuk i bën dot ballë asgjë, nuk e mund dot askush, nuk e kthen dot caktimin e Tij askush, urdhri i Tij ekzekutohet dhe caktimi i Tij për krijesat kryhet. Ai ngre atë që do, poshtëron atë që do, ndihmon atë që do, braktis atë që do. Pra, krejt fuqia është e Allahut, nuk ka triumfues tjetër, përveç atij që e ka ndihmuar Ai, nuk ka krenar, veç atij që Ai e ka bërë krenar. Allahu i Lartësuar thotë:

">﴿إِن يَنصُرۡكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمۡۖ وَإِن يَخۡذُلۡكُمۡ فَمَن ذَا ٱلَّذِي يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ١٦٠﴾

“Nëse Allahu ju ndihmon, atëherë s'ka kush që mund t'ju mposhtë juve, e nëse Ai ju braktis, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë juve pas Tij? Pra, vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët." [Aal-Imran, 160]

Besimi i robit në këtë emër e bën atë që të përulet para Allahut, t’i nënshtrohet Atij, t’i frikësohet Allahut të Patëmeta, t’i kërkojë mbrojtje vetëm Atij, t’i mbështetet Atij më së miri, të dorëzohet para madhërisë së Tij, t’ia besojë të gjitha çështjet Atij, si dhe ta pranojë që ai s’ka mundësi për ndryshim dhe as fuqi, veçse me Allahun.