el-aliim
العَلِيمُ
i gjithëdijshmi
Ky emër ka ardhur në Kur`an në më shumë se njëqind e pesëdhjetë vende. Thotë i Lartësuari:

">﴿يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡقَدِيرُ٥٤﴾

“Ai krijon çfarë të dojë, Ai është më i Dijshmi, më i Fuqishmi." [Err-Rrum, 54]

Thotë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿ذَٰلِكَ ٱلۡفَضۡلُ مِنَ ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِيمٗا٧٠﴾

“Mjafton që Allahu është i Gjithëdijshëm për gjithçka." [En-Nisa, 70]

Pra, dija e Tij përfshin anën e jashtme, të brendshme, të fshehtat dhe të dukshmet. Dija e Tij përfshin botën e lartme dhe botën e poshtme, përfshin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Atij nuk i fshihet asgjë dhe Ai di gjithçka. Ai di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, si dhe e di atë gjë që nuk ka ndodhur në të kaluarën, e sikur të ndodhte, si do të kishte qenë. Dija e Tij përfshin gjithçka, Ai e di numrin e krijesave të Tij. Besimi në këtë emër madhështor ka ndikim të begatë tek robi, madje ky emër është frikësuesi dhe këshilluesi më i madh.

Shejkh Muhamed El-Emin Esh-Shenkitij – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Dijetarët janë unanim se ky emër është këshilluesi dhe frikësuesi më i madh që ka zbritur nga qielli në tokë, ... thuajse në çdo faqe të Kur`anit Fisnik që e shfleton, do të hasësh në të këtë këshillues dhe frikësues të madh:

">﴿بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمُۢ١٧٦﴾

“Ai di gjithçka." [En-Nisaa, 176]

">﴿وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ٢٣٤﴾

“Allahu për atë që veproni ju, është në dijeni." [El-Bekarah, 234]

">﴿ يَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ ﴾

“Ai e di atë që ju e fshihni." [En-Nahl, 19]

">﴿وَمَا تَسۡقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعۡلَمُهَا ٥٩﴾

“Nuk ka ndonjë gjethe që bie, veçse Ai e di atë." [El-Enam, 59]

">﴿وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ وَنَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِهِۦ نَفۡسُهُ﴾
“Ne e krijuam njeriun dhe Ne e dimë se çfarë i pëshpërit atij vetja e tij." [Kaf, 16]

">﴿وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُۚ﴾
“Dijeni, se Allahu e di se çfarë fshihni në vetet tuaja, andaj ruhuni Atij." [El-Bekarah, 235]

">﴿وَمَا تَكُونُ فِي شَأۡنٖ وَمَا تَتۡلُواْ مِنۡهُ مِن قُرۡءَانٖ وَلَا تَعۡمَلُونَ مِنۡ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَيۡكُمۡ شُهُودًا إِذۡ تُفِيضُونَ فِيهِۚ﴾
“Ti kur angazhohesh me ndonjë çështje apo kur lexon ndonjë pjesë nga Kur'ani që të shpalli Ai dhe kur ju bëni ndonjë vepër, Ne veçse jemi Dëshmitarët tuaj, kur ju e ndërmerrni atë." [Junus, 61]

Kështu që, të gjithë ne duhet të marrim mësim nga ky emër që është kërcënues i madh dhe këshillues madhështor dhe mos ta harrojmë atë, në mënyrë që të mos shkatërrojmë vetet tona.” [9]