el-uehhaab
الوَهَّابُ
dhuruesi i madh
Ky emër është përmendur në Kur`anin fisnik në tre vende. Allahu i Lartësuar ka thënë:

">﴿رَبَّنَا لَا تُزِغۡ قُلُوبَنَا بَعۡدَ إِذۡ هَدَيۡتَنَا وَهَبۡ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةًۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ٨﴾

“O Zoti ynë, mos na i devijo zemrat tona, pasi që na udhëzove dhe na dhuro mëshirë prej Teje. Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh." [Aal-Imran, 8]

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

">﴿أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَحۡمَةِ رَبِّكَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡوَهَّابِ٩﴾

“A mos i kanë ata çelësat e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit të Madh?!" [Sad, 9]
Allahu i Lartësuar kur e përmend lutjen e Pejgamberit Sulejmanit – ‘alejhis-selam – ka thënë:

">﴿قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكٗا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ٣٥﴾

“Ai tha: O Zoti im, më fal mua dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush tjetër pas meje! Me të vërtetë që Ti, padyshim je Dhurues i Madh!" [Sad, 35]

El-Uehhaab do të thotë: Ai që dhuron shumë, begaton shumë dhe jep shumë. Ky mbiemër ka ardhur në shkallën sipërore në gjuhën arabe. Pra, Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar është Dhurues i madh, u dhuron robërve të Tij nga mirësia e Tij madhështore; Ai u dhuron atyre begati të njëpasnjëshme, u jep shumë të mira dhe u ndan hise me bollëk. Për këtë arsye, emri El-Uehhaab ka ardhur në morfologjinë arabe në shkallën sipërore, ngaqë Ai dhuron shumë, vazhdimisht, gjëra të shumëllojshme e me bollëk.

Në Dorën e Allahut të Patëmeta janë çelësat e çdo gjëje, mbretëria e qiejve dhe e tokës, si dhe drejtimi i të gjitha çështjeve. Ai drejton në mbretërinë e Tij si të dëshirojë Ai.

Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm ka përmendur në Kur`anin fisnik disa lloje të dhurimeve të Tij, si dhe ka përmendur se si i janë drejtuar Atij Pejgamberët dhe robërit e Tij të devotshëm, për t’i kërkuar dhe arritur ato.
Këto dhurime të shumëllojshme janë në Dorën e Allahut të Patëmeta. Ai është Zotëruesi i këtij universi. Allahu i Patëmeta e drejton universin, ashtu siç dëshiron Ai.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿لِّلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ يَهَبُ لِمَن يَشَآءُ إِنَٰثٗا وَيَهَبُ لِمَن يَشَآءُ ٱلذُّكُورَ٤٩ أَوۡ يُزَوِّجُهُمۡ ذُكۡرَانٗا وَإِنَٰثٗاۖ وَيَجۡعَلُ مَن يَشَآءُ عَقِيمًاۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٞ قَدِيرٞ٥٠﴾

“I Allahut është sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë dhe djem kujt të dojë; ose disave u dhuron edhe djem edhe vajza, e kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm, i Plotfuqishëm.” [Esh-Shura, 49-50]

O Allah, Ty të takon lavdërimi si falënderim për Ty dhe e jotja është begatia që e jep nga Mirësia jote.