70

Bidati të shpie gradualisht në lejimin e përdorimit të shpatës kundër Muslimanëve

Transmetohet nga Ebi Kilabeh, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Kur njeriu shpik një bidat, e lejon edhe përdorimin e shpatës.” [Esh-Sher’iah, i Axhurrit, 135]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Do të thotë: lejimi i përdorimit të shpatës për të vrarë vjen si pasojë e bidatit. Kurse bidatçinjtë më të vrazhdë që përdorin shpatën për të vrarë, janë Rafiditë dhe ata janë më të këqijtë kundër Muslimanëve. Përmasat e të këqijave të tyre nuk i di dikush tjetër përveç Allahut. Madje, siç ka thënë Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë: “Origjina e çdo fitneje dhe fatkeqësie janë Shijat dhe ata që u janë bashkuar këtyre. Shumë shpata që u përdorën kundrejt Islamit, ishin ata që i përdorën.” Që do të thotë: ata i nisën dhe ata qenë shkaktarët. Ajo që dëshmon për këtë është ajo që duket ashiqare në kohën tonë. Allahu i ruajttë Muslimanët nga sherri i tyre!