52
Ngritja për të falur namazin me xhemat
Transmetohet nga Abdullah bin Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij, se ka thënë: “Është e urryer që njeriu të përtojë kur ngrihet për të falur namaz, porse kur të ngrihet duhet të jetë fytyrëqeshur, me pasion dhe gëzim të madh. Sepse ai i përgjërohet Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit, dhe se Allahu është para Tij; Ai e fal atë dhe i përgjigjet kur ai lutet. Pastaj Ibën Abbasi e lexoi këtë ajet:
﴿ وَإِذَا قَامُوٓاْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ قَامُواْ كُسَالَىٰ ﴾
“Kur ata ngrihen për t’u falur, ngrihen
duke qenë përtacë.”
[en-Nisa, 142]
[Et-Tergib ue et-Terhib, i el-Asbahanit, 1904]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ngritja me përtesë për të falur namazin me xhemat ndodh për shkak se zemra nuk e ka njohur vlerën dhe pozitën e namazit. Nëse zemrat do ta dinin pozitën e namazit, do të largohej prej tyre ligështimi, mangësia, pakujdesia dhe përtesa.