51
Adhuruesi i paditur dhe dijetari i prishur
Transmetohet nga Sufjan eth-Theurij, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Kërkoni mbrojtjen e Allahut nga fitneja e adhuruesit të paditur dhe fitneja e dijetarit të prishur, sepse fitneja e këtyre dyve është fitne për çdo njeri që bie pre e fitneve.” [Akhlakul-Ulema, i Axhurrit, 63]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ibën el-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njerëzit i marrin për shembull dijetarët dhe adhuruesit e tyre. Nëse dijetarët janë të prishur dhe adhuruesit janë të paditur, për shkak të tyre fatkeqësia do t’i pllakosë të gjithë dhe fitneja do të bëhet e madhe për njerëzit e zgjedhur dhe për njerëzit e thjeshtë.” Libri Miftahu Dari Se’adeh i Ibën Kajjimit, 1/160