48

Duhet ta bëjë edhe këtë edhe atë

Transmeton Ahmed ibn Bishr ibn Se'id el-Kindij, i cili thotë: E kam pyetur Ebu Abdil-Lah Ahmed ibn Hanbelin e i thashë: "Një burrë e ka lexuar Kur' anin dhe e ka mësuar përmendësh atë, si dhe i shkruan edhe hadithet (që t'i mësojë përmendësh ato) dhe po ashtu ai shkon në xhami. Dijen që ka mësuar e përsërit me të tjerët, por i humbet kërkimi i hadithit. Nëse angazhohet me mësimin e haditheve, i humbet namazi në xhami, e nëse shkon në xhami i humbet mësimi i haditheve. Pra, çfarë e këshillon ti atë?” Imam Ahmedi tha: "Duhet ta bëjë edhe këtë edhe atë!" Unë ia përsërita pyetjen disa herë dhe çdo herë ai m'u përgjigj me të njëjtën përgjigje: "Duhet ta bëjë edhe këtë edhe atë!" [Tabakatul-Hanabileh, 1/23]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Pra, prej gjërave më të mëdha që e ndihmojnë nxënësin e dijes për ta përvetësuar dijen, është akordimi i kohës së tij në kërkimin e dijes. Kështu, atij nuk i humbet një gjë për shkak të një gjëje tjetër.