22. LUTJA E ISTIKHARES

Swipe
Shko te duaja e radhes apo ajo paraprake duke kaluar gishtin djathtas ose majtas
Allahumme innii estekhiiruke bi-'ilmike, ue estakdiruke bikudratike, ue es'eluke min fadlikel-'adhiim, fe-inneke takdiru ue la akdir, ue ta'lemu ue la ea'lem, ue ente 'al-laamul-gujuub. Allahumme in kunte ta'lemu enne hadhal-emra khajrun lii fii diinii ue me'aashii ue 'aakibeti emrii, fak'dur-hu lii ue jes-sirhu lii, thumme baarik lii fiih. Allahumme ue in kunte ta'lemu ennhu sher-run lii fii diinii ue me'aashii ue 'aakibeti emrii, fes'rif-hu annii ues'rifnii anhu, uek'dir lijel-khajra hajthu kane, thumme erdinii.
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ، وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ الْعَظِيم، فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلاَ أَقْدِرُ، وَتَعْلَمُ وَلاَ أَعْلَمُ، وَأَنْتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الأَمْرَ خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي فَاقْدُرْهُ لِي، وَيَسِّرْهُ لِي، ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ، اللَّهُمَّ وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّهُ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي فَاصْرِفْهُ عَنْي و اصْرِفْنِي عَنْهُ، وَاقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ، ثُمَّ أَرْضِنِي
Kur dikush ka vendosur të bëjë një gjë, le të falë dy rekate namaz nafile, pastaj le të thotë këtë lutje:
"O Allah, përmes diturisë Tënde kërkoj prej Teje atë që është më e mira për mua dhe me fuqinë Tënde kërkoj të caktosh atë gjë që është më e mira për mua! Të kërkoj Ty të më furnizosh prej mirësive Tua të mëdha, pasi Ti ke mundësi për gjithçka, ndërsa unë nuk kam mundësi për asgjë! Ti je i Gjithëdijshmi ndërsa unë nuk di asgjë! Ti je Ai që i di të fshehtat! O Allah, nëse Ti e di se kjo gjë (dhe e përmend nevojën që ke) është e mirë për mua në Fenë time dhe në jetën time, atëherë ma cakto dhe ma lehtëso atë mua si dhe më jep begati në të. O Allah, nëse Ti e di se kjo gjë është e keqe për mua në Fenë time, në jetën time, atëherë më largo mua prej saj, dhe më cakto mua atë që është më e mira kudo që të jetë, dhe më pas më bëj që të jem i kënaqur me të." [92]