57. VLERA E PËRSHËNDETJES ME SELAM

Swipe
Shko te duaja e radhes apo ajo paraprake duke kaluar gishtin djathtas ose majtas
Transmetohet nga Imran bin Husejn, radijAllahu anhu, se një njeri erdhi te Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe i tha: “Esselamu alejkum!” Ai ia ktheu selamin, pastaj u ul. Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tha: “Dhjetë (shpërblime ke ti).” Pastaj erdhi një tjetër dhe i tha: “Esselamu alejke ue rahmetullah!” Pejgamberi ia ktheu dhe pastaj u ul e tha: “Njëzet (shpërblime ke ti).” Pastaj erdhi edhe një tjetër dhe i tha: “Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!” Pejgamberi ia ktheu dhe u ul, pastaj tha: “Tridhjetë (shpërblime ke ti).” [154]