Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Allahu e krijoi Ademin në pamjen e Tij. Gjatësia e Ademit ishte 60 krahë. Pasi që e krijoi Ademin, i tha atij: ‘Shko dhe përshëndeti me selam atë grup melaikesh që qëndrojnë ulur dhe dëgjo se si do të përshëndesin ata, sepse ajo është përshëndetja jote dhe përshëndetja e pasardhësve të tu.’ Kështu, Ademi u tha melaikeve: ‘Esselamu alejkum!’ Ata i thanë: ‘Esselamu alejke ue rahmetullah.’ Ata ia kthyen duke shtuar ‘...ue rahmetullah.’ Çdo njëri që hyn në Xhenet do të ketë pamjen (gjatësinë) e Ademit. Që prej asaj kohe e deri tani, njerëzit vazhdimisht janë zvogëluar.” [153]