Fusnota
[87] Transmeton Abdullah Ibën Umeri, radijAllahu anhuma, se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Ekzistojnë dy vepra të lehta që nëse robi Musliman u përmbahet gjatë ditës dhe natës, do ta fusin atë në Xhenet. Pak njerëz u përmbahen atyre. Nëse njeriu, pas çdo namazi, thotë dhjetë herë ‘subhanAllah’ dhjetë herë ‘elhamduliLah’ dhe dhjetë herë ‘Allahu Ekber,’ që gjithsej janë tridhjetë, të cilat bëhen njëqind e pesëdhjetë herë (150) gjatë ditës dhe natës (pas pesë namazeve), tek Allahu ato janë njëmijë e pesëqind sevape (1500). Gjithashtu nëse thotë (para se të flejë) tridhjetë e tre herë ‘subhanAllah,’ tridhjetë e tre herë ‘elhamdulil-lah’ dhe tridhjetë e katër herë ‘Allahu Ekber’, të cilat janë gjithsej njëqind (100), tek Allahu ato janë njëmijë sevape (1000).” Thotë Ibën Umeri: “E pashë të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke i numëruar ato me dorën e tij dhe dikush e pyeti: ‘Si është e mundur që ato janë të lehta dhe ata që punojnë me to janë të pakët?!’ I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tha: ‘Ndonjërit prej jush i vjen shejtani kur bëhet gati për të fjetur dhe e vendos atë në gjumë para se t’i thotë ato. Pastaj i vjen pas namazit duke e përkujtuar për ndonjë punë, para se t’i thotë ato.” [Transmetojnë Ebu Daudi, 5065 dhe Tirmidhiu, 3410]